Sulmet në Gaza, në mesin e viktimave një 5 vjeçare

Izraeli ka kryer sulme në Gaza në përgjigje të kërcënimeve nga një grup militant palestinez, duke vrarë të paktën 10 persona, përfshirë një komandant.

Zyrtarët lokalë të shëndetësisë kanë thënë se një vajzë e re ishte mes të vdekurve dhe me dhjetëra të tjerë të plagosur.

Kjo i ka pasuar tensionet e ngritura pasi Izraeli ka arrestuar një anëtar të lartë të PIJ-it, në Bregun Perëndimor, raporton BBC
PIJ, me seli në Gaza, ka kërcënuar se do ta bombardojë Izraelin Qendror.

Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid, ka thënë se izraeli nuk do të lejojë që “organizatat terroriste t’ia caktojnë agjendën”, përcjell rtv21.tv
“Të kuptojnë të gjithë që ngrihen për të lënduar Izraelin se do të arrijmë te ta. Forcat tona të sigurisë do të veprojnë kundër terroristëve të Xhihadit Islamik për të larguar rrezikon nga qytetarëat e Izraelit”, ka thënë Lapid.
Ministria e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka thënë se po godet caqet e lidhura me PIJ-in. Këtu përfshinë edhe goditja e Kullës Palestinese në Gaza City.
Katër militantë të PIJ-it, përfshirë komandanti Tayseer Jabari dhe një vajzë pesëvjeçare janë në mesin e të vdekurve, është thënë nga autoritetet shëndetësore të Gazas.
Ministri i Brendshëm i Izraelit, Ayelet Shaked, ka thënë se nuk e di se si do të shkojë situata, por se mund të jetë një raund i gjatë dhe i vështirë i konfliktit,  raporton Times of Israel.
Duke folur gjatë një vizite në kryeqytetin iranian, Teheran, sekretari i përgjithshëm i PIJ, Ziyad al-Nakhala ka thënë: “ne do t’i përgjigjemi me forcë këtij agresioni dhe do të ketë një luftë në të cilën populli ynë do të fitojë”./21Media

Back to top button