Gjakova nderon intelektualin Jusuf Buxhovi

Në 76 vjetorin e tij të lindjes, Shoqata e Intelektualëve “Jakova” ka ndarë çmimin “Guximi Intelektual 2021” për intelektualin Jusuf Buxhovi
Gjatë ndarjes së këtij çmimi, kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Sefa, u shpreh se intelektuali Buxhovi e shpreh në vazhdimësi guximin e tij në shkencë, letërsi dhe zhvillime politike
Ndërkaq, kryetari i Komunës, Ardian Gjini, u shpreh i lumtur dhe mirënjohës për këtë çmim të ndarë nga kjo shoqatë, për njeriun më të merituar të mundshëm. “Ne mburremi me vlerat tuaja intelektuale Jusuf Buxhovi! Gjithçka keni arritur me forcat tuaja dhe shteti duhet t’i mbështesë personalitetet si ju” u shpreh ndër të tjera kryetari Gjini.
Pas marrjes së çmimit, intelektuali Jusuf Buxhovi ka prezantuar para të pranishmëve temën “A është zgjedhur rruga e duhur”./21Media

Back to top button