Sulmet në Irak dhe Siri, Bideni thotë se përgjigja ushtarake e ShBA-së do të vazhdojë

Presidenti amerikan, Joe Biden lëshoi një deklaratë pas sulmeve amerikane në Irak dhe Siri të premten ndaj caqeve iraniane.

Ai ka thënë se përgjigjia ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “do të vazhdojë në kohë dhe vende të zgjedhjes së sonë”.

“Të dielën e kaluar, tre ushtarë amerikanë u vranë në Jordani nga një dron i lëshuar nga grupet militante të mbështetur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC). Më herët sot, mora pjesë në kthimin dinjitoz të këtyre amerikanëve të guximshëm në bazën ajrore Dover, dhe kam folur me secilën prej familjeve të tyre. Sot pasdite, në drejtimin tim, forcat ushtarake të ShBA-së goditën objektiva në objektet në Irak dhe Siri që IRGC dhe milicia i përdorin për të sulmuar forcat amerikane. Përgjigja jonë fillojë sot. Ajo do të vazhdojë në kohë dhe vende të zgjedhjes sonë. Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt në Lindjen e Mesme apo askund tjetër në botë. Por le ta dinë këtë të gjithë ata që mund të kërkojnë të na bëjnë keq: nëse dëmtoni një amerikan, ne do të përgjigjemi”, tha Biden./21Media

Back to top button