Sulmet në Nigeri, raportohet për qindra viktima

Të paktën 200 viktima janë shënuar në shtetin veriperëndimor të Nigerisë, Zamfara në një valë sulmesh nga militantët e armatosur.
Sulmet besohet të jenë në përgjigje të sulmeve ajrore ushtarake që vranë më shumë se 100 luftëtarë të hënën dhe detyruan të tjerët të largoheshin nga streha pyjore.
Persona të armatosur dogjën shtëpitë dhe gjymtuan trupat e viktimave në sulm.
Një banor i një prej fshatrave ka thënë se militantët po qëllonin këdo që shihnin, transmeton rtv21.tv
Të premten fillimisht u raportua se më shumë se 100 njerëz ishin vrarë në rajon, pasi rreth 300 persona të armatosur me motoçikleta mbërritën në nëntë komunitete.
Ndërkohë, mediat lokale kanë raportuar se grupet e armatosura duket se po braktisin strehët në zonat pyjore në përgjigje të sulmeve të qëndrueshme të qeverisë, në vend të kësaj duke lëvizur drejt pjesës perëndimore të shtetit./21Media

Back to top button