Sulmet raketore ‘kartolinë nga Moska’, thotë këshilltari presidencial i Ukrainës

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak deklaroi se sulmet me raketa goditën Kievin gjatë vizitës zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
“Një ditë më parë ai ishte ulur në një tavolinë të gjatë në Kremlin dhe sot shpërthimet janë mbi kokën e tij. Kartolinë nga Moska?”, shtoi ai.
Më herët, Guterres tha se pushtimi rus i Ukrainës shkeli statutin e OKB-së, shkruan BBC./21Media

Back to top button