Borrell uron kryeministrin e ri shqiptar Dritan Abazoviq

Përfaqësuesi i lartë i politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell e ka uruar Dritan Abazoviqin pasi u zgjodh kryeministër i Malit të Zi.
Në një postim në Twitter, Borrell ka shkruar se mezi po presin të punojnë bashkë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Mezi presim punën tonë të përbashkët për përparim të prekshëm në rrugën drejt BE-së. Mali i Zi është një partner i besuar, i përafruar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së”, ka shkruar Borrell në Twitter./21Media

Back to top button