Sulmet ruse goditen qytetin Zaporizhzhia

Qyteti juglindor i Ukrainës, Zaporizhzhia, u vu nën sulmin rus të mërkurën, sipas këshillit të qytetit.
Një grua mbetet nën rrënoja, tha në Telegram Anatoliy Kurtiev, sekretar për Këshillin Bashkiak të Zaporizhzhia.
“Të gjitha shërbimet përkatëse janë duke punuar në vendin e ngjarjes”, tha ai.
“Krijesat e mallkuara ruse kanë sulmuar me egërsi Zaporizhzhia sot në mes të ditës. Një shtëpi private në një nga lagjet e qytetit u shkatërrua si rezultat i një sulmi armik”, shtoi ai./21Media

Back to top button