Sulmet ruse në Kiev, të paktën një i vdekur

Pas raportimeve për shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës, qeveria ushtarake e Kievit ka thënë se të paktën një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur.
Zyrtarët thanë se një ndërtesë dykatëshe u dëmtua nga sulmi.
Zëvendës shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Kyrylo Tymoshenko tha se disa njerëz u plagosën gjatë sulmit, por nuk specifikoi se sa.
“Tashmë ekipet e shpëtimit po ofrojnë ndihmë për viktimat dhe po punojnë për eliminimin e pasojave”, tha ai./21Media

Back to top button