Sulmet ruse në Ukrainë, protestohet para ambasadës ruse në Poloni
Janë publikuar fotografi të qindra protestuesve të mbledhur jashtë ambasadës ruse në Varshavë, Poloni, pas sulmeve me raketa në Ukrainë sot.
Protestuesit të veshur me flamurin ukrainas, vringëllinin pankarta me sloganin e protestës “Rusia është një shtet terrorist”, ndërsa qëndronin jashtë ambasadës.
Kundërshtimi ndaj pushtimit rus është intensiv në Poloni, me vendin duke u bërë një nga mbështetësit më të vendosur të Kievit dhe duke marrë miliona refugjatë që nga fillimi i konfliktit./21Media
