Sulmi fizik ndaj Xhavit Drenorit, policia thotë se janë lënduar dy persona
Kandidati për kryetar të Drenasit nga Iniciativa Qytetare “Green për Drenas”, Xhavit Drenori sot është sulmuar fizikisht në Drenas.
Për portalin rtv21.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se lëndime ka marrë edhe një person tjeter i përfshirë në këtë rast.
“Rreth orës 13:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në rrugën “Xhevë dhe Fehmi Lladrovci” në Drenas, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të përfshirë në rast. Pasi kanë marr trajtimin e nevojshëm mjekësor, në QKMF- Drenas”, ka thënë Ahmeti.
Në Polici janë shoqëruar palët e përfshira në rast dhe është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?