Sulmi i doganierëve në Jarinë, policia jep detaje

Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitarJarinje, sot në orët e pasditës, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditë një kontenjerë i cili sherben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të RKS.
Për portalin rtv21.tv Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës tha se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar.
“Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhë nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë”, tha Kelani.
Tutje, Kelani tha se Puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjindet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menagjim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem. /21Media

Back to top button