Sulmi me dronë në Ukrainë, Zelensky: Rusët do të dalin para drejtësisë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se rusët do të dalin para drejtësisë për sulmet në Ukrainë.
“Duket se armiku bashkon në të keqen e tij të gjithë armiqtë e mëparshëm të shtetësisë sonë. Vepron në mënyrë tinëzare, vret civilë, godet banesat, infrastrukturën. Sot, si pasojë e sulmit të pushtuesve në një ndërtesë banimi në Kiev, katër persona kanë vdekur tashmë. Mes tyre, edhe një familje e re që priste fëmijë. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë ende. Terrori duhet të humbasë dhe do të humbasë. Ukraina do të mbizotërojë dhe do të sjellë para drejtësisë çdo terrorist rus”, tha Zelensky.
Ndryshe, nga sulmi i sotëm me dronë në Kiev mbetën të vdekur 4 persona, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet nën rrënoja./21Media