“A Trip to Infinity”, dokumentari që po lë pa fjalë dashamirët e matematikës e fizikës

“A Trip to Infinity” është dokumentari i cili po lë pa fjalë ata që po e ndjekin. Ai parqet koncepte që kuptohen vështirë, matematikë dhe veçanërisht infinitin.
Ky dokumentar vërtetë kërkon vëmendje të plotë.
Me fjalë të tjera, “A Trip to Infinity” eksploron konceptin e matematikës së pafundësisë me shfrytëzim të disa diciplinave, përfshirë këtu fizikën teorike, matematikën, kozmologjinë dhe filozofinë.
Ndarë në disa kapituj, ky dokumentar nxjerr në pah disa probleme me të menduarit dhe eksperimente, të gjitha të sqaruara në mënyrë interesante, qëllimi i të cilave është që të kuptohet nëse ne vërtetë e kuptojmë infinitin , apo nëse ai madje ekziston.
Siç duket, kjo përmbajtje nuk është për çdonjërin. Kjo është parë qartë edhe nga komentet e dashamirëve të tij në rrjetet sociale.
Shumë prej tyre janë të intriguar nga ajo. Disa prej tyre kanë vënë në mëndyshje nëse ekziston infiniti.
Një prej tyre ka shkruar se nga dokumentari ka mësuar se “çdo gjë” është “asgjë”. Të tjerë thonë se nga ai nuk kanë kuptuar asgjë.
“A Trip to Infinity” nxitë njerëzit të mendojnë dhe të pyesin vetën rreth atyre që dinë. Ai zgjatë një orë e 19 minuta. Të interesuarit mund ta shikojnë në Netflix./21Media

Back to top button