Sulmi me kamion në Londër ishte i planifikuar
Ata kishin huazuar kamion si dhe kishin poseduar sasi të koktej-molotovit
Tre sulmuesit, të cilët javën e kaluar shkaktuan vdekjen e tetë personave duke hyrë me furgon në urën e këmbësorëve në Londër, kishin planifikuar të huazojnë një kamion prej 7,5 tonëve për të kryer sulmin, njoftoi policia britanike.
Sipas komandantit të policisë Uin Hejdson, ata kanë poseduar edhe një sasi të koktej-molotovit në pjesën e pasme të furgonit, ndërsa sulmin e kryen me thika, transmeton Reuters.