Sulmi me raketa në stacionin hekurudhor, Biden akuzon Rusinë për ‘mizorinë e tmerrshme’

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden ka akuzuar Rusinë për kryerjen e një “mizorie të tmerrshme”, pas sulmit me raketa në një stacion hekurudhor në Kramatorsk në Ukrainën lindore që vrau të paktën 50 njerëz dhe plagosi 300.

Presidenti Biden fajësoi Moskën dhe tha se ushtria e saj goditi civilët që po përpiqeshin të evakuoheshin dhe të arrinin të sigurt.

Biden falënderoi gjithashtu qeverinë e Sllovakisë për transferimin e një sistemi të mbrojtjes raketore në Ukrainë, duke përmbushur një nga kërkesat kryesore të Zelenskyt për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër Rusisë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të ripozicionojnë një sistem raketor Patriot në Sllovaki.

Rusia mohoi kryerjen e sulmit me raketa në një stacion hekurudhor në Kramatorsk./21Media

Back to top button