Kërkohet ndryshimi i rregullave të prokurimit për sistemin shëndetësor

Rasti i dhunës ndaj një të moshuare në Shtëpinë e Pleqve në Pejë, u komentua edhe nga kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.
Ai në emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21 tha se shtëpitë e pleqve duhet të konsiderohen si të veçanta, e pio ashtu sipas tij edhe rekrutimi i personelit duhet të jetë i veçantë. Sipas tij këto institucione duhet ta kenë licencën si institucione shëndetësore
“Menaxherët e këtyre institucioneve qoftë private apo publike duhet ta kenë parasysh se ai është institucion gjysmë- shëndetësor, edhe si i tillë nga Ministria e Shëndetësisë do të duhej të trajtohej, standardet të cilat do të duhet të vlejnë për një institucion shëndetësor…. familjarët që e kanë pru atë të moshuarën nuk e kanë pru me hjek qafe, por për shkak të një përkujdesje që nuk ka mundur të jepet në shtëpi.”, tha Sejdiu.

Sejdiu: Duhet të rregullohet tregu i barnave
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha se shteti e ka obligim që të sigurojë furnizimin me barna.
Ai po ashtu bëri thirrje që të rregullohet tregu i barnave në Kosovë.
“T’i ikim manipulimeve të cilat bëhen në tregun farmaceutik ku për një krizë të vogël të gjitha barnat trefishohen, e kam pa një deklaratë të Shoqatës Farmaceutike që nuk kanë rritje, nuk është e vërtetë, barnat janë rrit të gjithë ata që blejnë e shohin….Duhet më në fund të rregullohet tregu i barnave”, tha ai

Stigamtizimi i personave me diabet
Ministria e Shëndetësisë si dhe Instituti i Shëndetësisë duhet të punojnë më shumë në ikjen e stigmatizimit të personave me diabet edhe atyre që vuajnë nga sëmundje tjera.
Kështu bëri thirrje kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu. Ai në emisionin “Për ditë të mbarë “ në RTV21 tha se ka raste kur nxënësit që vuajnë nga diabeti janë stigamtizuar, duke dyshuar se ata po përdorin drogë.
“Sipas informatave kemi një rast kur në një qytet në Dukagjin kur ka bërë vetëvrasje, për shkak dyshimeve në shkollë se është duke u droguar. Prandaj është një sferë që ne duhet të punojmë shumë si shoqëri”, tha ndër tjerash Sejdiu.

Kërkohet ndryshimi i rregullave të prokurimit për sistemin shëndetësor
Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa në ndryshimin e rregullave të prokurimit për sistemin shëndetësor. Këtë po e kërkon kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.
Ai në emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21 foli për vështirësitë që hasin personat me diabet në sigurimin e insulinës.
“Tek ne në Kosovë mungesa e një sistemi informativ dhe evidentimi i të gjithë atyre që janë të prekur, bën të pamundur mbulimin në këtë rast me insulina dhe kemi pas sa herë kriza të furnizimit me insulina. Sistemi jonë i përçud i prokurimit e bën edhe më të rëndë, dihet fare mirë për ata që janë të varur me insulinë. Duke pasur parasysh se ana ekonomikët të cilat janë të prekura më këtë është shumë e rëndë, atëherë ne kemi rrezikime shumë të madh të shëndetit”, tha ndër tjerash Sejdiu./21Media

Back to top button