Sulmi në Banjskë – Gjykata merr një vendim për tre të paraburgosurit

Tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë: Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq, u është vazhduar paraburgimi edhe për 2 muaj.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Sipas këtij vendimi tre të pandehurit do të qëndrojnë në paraburgim deri më datë 24.02.2024.

Gjykata e mori këtë vendim, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për vazhdimin e kësaj mase të sigurisë e cila po alikohet prej datës 26.09.2023./21Media

Back to top button