Sulmi në Danimarkë “nuk ishte akt terrori”
Një 22-vjeçar i dyshuar për vrasjen e tre personave në një qendër tregtare në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, do të dalë para gjykatësit për t’u marrë në pyetje.
Dy shtetas danezë, të dy të moshës 17-vjeçare dhe një shtetas rus 47-vjeçar u vranë në sulmin e së dielës.
Sipas Policisë i dyshuari kishte probleme me shëndetin mendor dhe nuk ka të dhëna për një akt terrorist.
Ai kishte një pushkë dhe një thikë dhe të shtënat e tij ishin të rastësishme – “jo i motivuar nga gjinia apo ndonjë gjë tjetër” – thanë ata.
Duke folur me gazetarët të hënën, shefi i policisë Soeren Thomassen tha se ata besonin se i dyshuari – i përshkruar si “një danez etnik” – po vepronte i vetëm dhe nuk ndihmohej nga askush tjetër.
Ai shtoi se i dyshuari ishte i njohur “periferikisht” për polici.
Në sulm mbetën të plagosur katër persona.
Dy janë shtetas danezë – një grua 40-vjeçare dhe një grua 19-vjeçare. Dy të tjerët janë suedezë një burrë 50-vjeçar dhe një 16-vjeçare.
Njëri mbetet në gjendje kritike, tha kryemjeku në një nga spitalet që trajton disa prej viktimave, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.
Në total, 30 persona u plagosën gjatë sulmit të djeshëm./21Media