Sulmi në spitalet në Ukrainë, OBSH paralajmëron për viktima
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për viktima e të tjerë të lënduar pasi u goditën objektet e kujdesit shëndetësor të Ukrainës
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar “disa sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë, duke shkaktuar vdekje dhe lëndime të shumta, ka thënë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Raporte shtesë janë duke u hetuar. Sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor ose punëtorëve shkelin neutralitetin mjekësor dhe janë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha Tedros.
Deri më tani, OBSH ka konfirmuar për gjashtë sulme në objektet e kujdesit shëndetësor, tha kreu i zyrës së OBSH-së në Ukrainë, Jarno Habicht.
Habicht tha gjithashtu se puna e punonjësve të kujdesit shëndetësor është gjithnjë e më e vështirë për shkak të ofensivës ushtarake, me shumë prej tyre që tani punojnë në strehimore për bomba.
Habicht e përshkroi situatën si “mjaft shkatërruese”, pasi sistemi i kujdesit shëndetësor tashmë është “relativisht i shtrirë” dhe po përballet me sfida të shumta shëndetësore, përfshirë Covid-19./21Media