Sulmi në veri, reagon Kurti

1 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të sotëm ndaj policisë në Liqenin e Ujmanit. Sipas tij, Policia e Kosovës është sulmuar nga bandat kriminale në veri të vendit.

Ndër tjera Kurti ka njoftuar se njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) në Zubin Potok, është qëlluar rreth 10 herë sot, derisa po bëheshin gati për një kontrollë rutinore me barkë në Liqenin e Ujmanit.

“Fatmirësisht nuk kishte viktima dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Sot, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ishte duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit u sulmua me armë zjarri. Njësia policore njoftoi se në drejtim të tyre pati të shtëna me armë zjarri./21Media