Sulmi ndaj Policisë, Sveçla: Për asnjë kusht nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë
1 min read
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla reagoi pas sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit.
Sveçla deklaroi se grupet ilegale serbe, të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale “të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë”.
Ai theksoi se mbesin të angazhuar që t’i kryejnë detyrat që i obligon ligji e Kushtetuta e Kosovës.
“Për asnjë kusht nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë, pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës.”, u shkrua në faqen e ministrit në Facebook.