Sulmohen dy të rinj në një lokal në Prishtinë

 
Tre të dyshuar janë arrestuar pasi të njëjtit kanë sulmuar dy të tjerë të rinj në një lokal në Prishtinë.
Sipas policisë, të njëjtit kanë pasur një problem kohë më parë.
Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, si shkak i lëndimeve të pësuara.
Ndërkohë, tre të dyshuarëve u janë konfiskuar një pistoletë, 12 copë fishekë me leje dhe një pistoletë plastike.
Me vendim të prokurorit, një nga ta është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë liruar./21Media

Back to top button