Sulmohen dy infermierë në vendin e punës
Arrestohen dy persona
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy infermierë në Spitalin rajonal të Mitrovicës.
Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:04 në rrugën e “UÇK-së” në Mitrovicë.
Viktimat morën tretman mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të cilët i kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë infermier medicional të cilët kishin qenë në vendin e punës në spitalin rajonal Mitrovicë, si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.
Pas intervistimit dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media