Sulmohen fizikisht katër të mitur në Prishtinë

Katër të mitur meshkuj janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të martën rreth orës 13:40 në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore për qka dhe u është ofruar trajtim mjekësorë.
“Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje’‘, thuhet në njoftim./21Media