Sulmohen Policët e Kosovës në Zveçan, një i lënduar

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar sonte rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të Komunës së Zveçanit.

Policia e Kosovës përmes një komunikate kanë njoftuar se janë sulmuar nga persona të armatosur, derisa ishin në detyrë.

Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.
Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të enjten, Policia e Kosovës rriti praninë në veri, pas sulmeve që u bënë në komunat veriore në dy ditët e fundit, teksa zyrtarët komunalë të zgjedhjeve tentuan t’i hapin zyrat e tyre në këto komuna në përgatitjet për zgjedhjet lokale./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button