Sulmohen zyrat e BE-së në Bruksel

Zyrat e Bashkimit Evropian janë sulmuar sot nga protestuesit kundër masave anti-Covid.  Kjo u bë e ditur nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell.
Ai ka thënë se i dënon sulmet, dhunën dhe shkatërrimin gjatë protestës së sotme.
“Dënojmë fuqishëm shkatërrimin dhe dhunën e pakuptimtë në manifestimin e sotëm në Bruksel, duke përfshirë edhe zyret e Bashkimit Evropian. Faleminderit Policisë për veprimin e tyre”, ka shkruar Borrell në Twitter./21Media

Back to top button