Sulmohet anketuesi i ASK-së gjatë regjistrimit të popullsisë, arrestohen tre të dyshuar

Një zyrtar i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është sulmuar të shtunën gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë në Pejë. Sipas Policisë së Kosovës viktima ka marrë trajtim mjekësor ndërsa, janë arrestuar të tre të dyshuarit.

“Pejë / 04.05.2024 – 17:30. Ankuesi m/kosovar, anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Motivet e këtij rasti nuk janë bërë të ditura deri më tani.

Regjistrimi i popullsisë ka filluar me datën 5 prill dhe pritet të zgjasë deri me 17 maj në të gjithë vendin./21Media

Back to top button