Sulmohet Arbana Xharra

Anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, mësohet se është rrahur para banesës së saj në Prishtinë, në orët e para të së shtunës.

Dëshmitarët kanë thënë për Koha.net se ajo është parë në QKUK dhe se dukej në gjendje të rëndë.

“E kanë sjellë në emergjencë tërësisht të mbuluar”, ka thënë ky dëshmitar. Lajmin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku kanë treguar se rasti ka ndodhur rreth orës  1:00 pas mesnate Raportohet se gjendja shëndetësore e Xharrës është stabile.

Motivet për këtë sulm ndaj Xharrës tash për tash mbeten të paqarta.

Xharra ka qenë kryeredaktore në të përditshmen Zëri, ndërsa këtë javë ka aderuar në PDK-në e Kadri Veselit.

Back to top button