Sulmohet fabrika e armëve në Kiev
Sulmet ruse po vazhdojnë edhe të shtunën ne kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Agjencia e lajmeve TASS ka cituar së fundmi ministrinë ruse të Mbrojtjes, sipas së cilës mëngjesin e së shtunës është sulmuar një fabrikë ushtarake në Kiev.
Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, theksoi se 16 objektiva të armikut u shkatërruan me raketa me precizion të lartë, duke përfshirë pajisje, magazina dhe baza të ruajtjes së armëve, shkruan BBC
Ai shtoi gjithashtu se u godit edhe një dyqan riparimi i pajisjeve ushtarake në Mykolaiv, në jug të Ukrainës./21Media