Sulmohet fizikisht deputeti Bedri Hoxha, reagon PD

PD rikonfirmon solidaritetin e plotë me deputetin Hoxha

Partia Demokratike dega Mat ka dënuar me forcë incidentin e sotëm në Burrel ku u sulmua fizikisht deputeti Bedri Hoxha.

Përmes një reagimi për media, PD rikonfirmon solidaritetin e plotë me deputetin Hoxha.

Sulmin ndaj tij e ka dënuar edhe kryetari në detyrë i PDSH Lulzim Basha i cili e nisi fjalën pikërisht duke dënuar me forcë ngjarjen dhe duke kërkuar bashkimin e çdo demokrati kundër çdo provokimi.

“Sipas informacionit që kemi, çfarë ndodhi sot nuk ka asnjë motiv politik dhe asnjë lidhje me aktivitetin e strukturës së PD”, theksohet në reagim.

“PD Dega Mat i bën thirrje në veçanti çdokujt me përgjegjësi politike në PD që të shmangë keqpërdorimin e kësaj ngjarje për interesa personale dhe politike që nxisin ndasi e përçarje në këtë moment kur kemi nevojë për bashkim dhe solidaritet me njeri- tjetrin dhe kauzën e drejtë të çdo demokrati”, theksohet tutje në reagimin e PD-së.

Back to top button