Sulmohet fizikisht dhe i vidhet telefoni një burri në Prishtinë, arrestohen të dyshuarit

Një burrë është sulmuar fizikisht dhe i është vjedhur telefoni në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 21 dhjetorit, ndërsa në raportin e Policisë thuhet se më 26 dhjetor janë arrestuar dy burra të cilët dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë vjedhur telefonin viktimës.

Ndërsa personi i tretë i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në këtë rast nuk është identifikuar ende, thuhet në raportin 24 orësh.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, transmeton rtv21.tv.

Rasti është cilësuar si “Grabitje, lëndim trupor dhe vjedhje e rëndë”./21Media

 

Back to top button