Sulmohet një i mitur në Prishtinë, bëhet për spital

Një i mitur është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër të martën,  rreth orës 09:10 për shkak të një mosmarrëveshje verbale.

Policia ka raportuar se ngjarja ka ndodhur në Hajvali, ndërsa viktima për shkak të lëndimeve trupore është dashur që të pranojë trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje të tjera./21Media

Back to top button