Sulmohet fizikisht një person në vendin e tij të punës në Podujevë

 
Është arrestuar një person i dyshuar në Podujevë, i cili për shkak të një pakënaqësie ka sulmuar fizikisht një person në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:30.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari ka dëmtuar edhe inventarin e zyrës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësore, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button