Sulmohet me granatë dore një shtëpi në Pejë

Ia hedhin granatën në oborrin e shtëpisë

Një person i komunitetit egjiptian ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hedhur në mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij, por e njëjta nuk ka shpërthyer, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Trebovicë të Pejës ku në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. “Njësiti për deminim i Policisë ka asgjësuar mjetin e dyshuar granatë dore A6 në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button