​Sulmohet me granatë shtëpia e afaristit serb në veri

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të ketë qenë granatë, ka ndodhur mbrëmë pas orës 2:00 në shtëpinë e afaristit serb, Dragan Mllagjeviq, i njohur me nofkën Soni, në Zherovnicë të komunës së Zveçanit, bëjnë të ditur burime të kp.

Mësohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet se Mllagjeviq është sulmuar qëllimshëm për shkak të bashkëpunimit të ngushtë në biznes me shqiptarët.

Back to top button