Sulmohet me shishe qelqi një person në veri të Mitrovicës

Gjatë ditës së djeshme në Mitrovicën Veriore dyshohet se një person është sulmuar me një shishe qelqi.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se i panjohur i cili dukej në gjendje të dehur e ka gjuajtur me një shishe qelqi, por nuk ka arritur ta qëllojë.

“Mitrovicë Veri / 06.01.2024 – 14:32. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se një person i dyshuar, i panjohur i cili dukej në gjendje të dehur e ka gjuajtur me një shishe qelqi, por nuk ka arritur ta qëllojë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftim. /21Media

Show More
Back to top button