Sulmohet me thikë një prift në Francë

Një burrë sulmoi një prift me thikë në një kishë në Nice, Franca jugore, kanë njoftuar autoritetet franceze.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin ka thënë në mesazhin e tij në Tëitter se jeta e priftit nuk ishte në rrezik dhe shtoi se policia kishte arrestuar sulmuesin.
Sulmi erdhi ndërsa Franca po votonte në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Kryetari i bashkisë së Nicës, Christian Estrosi ka thënë se sulmuesi ishte i paqëndrueshëm mendërisht, nuk kishte precedentë penalë dhe dihej se kishte blerë një thikë disa ditë më parë.
BFM TV citoi policinë të thoshte se sulmuesi ishte një francez 31-vjeçar dhe nuk kishte asnjë dyshim për një motiv terrorist.
Ligjvënësi lokal Eric Ciotti ka thënë se prifti, i quajtur At Christophe, ishte goditur me thikë disa herë në kishën Saint-Pierre d’Arene në Nice.
Ai tha se një murgeshë ishte lënduar në krah ndërsa ajo i rrëmbeu thikën sulmuesit./21Media

Back to top button