Sulmohet në veri të Mitrovicës kameramani Jetmir Muji, reagon AGK

Është sulmuar kameramani Jemtir Muji sot paradite në veri të Mitrovicës nga një grup i serbëve lokalë derisa ishte duke e xhiruar një emision.
Siç njofton Asociacioi i Gazetarëve të Kosovës, Muji i cili është kameraman i portalit “Insajderi” ishte bashkë me gazetarin, Visar Duriqi në veri për të përgatitur një emision, kur kanë parë futjen në veturë të një të riu nga disa persona. Kur Muji e ka xhiruar ngjarjen, ai është sulmuar nga këta persona, dhe ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit në jug të Mitrovicës
“AGK-ja shpreh shqetësim dhe tronditje me sulmin, njëherësh e fton Policinë e Kosovës, që ta hetojë me urgjencë rastin dhe t’i identifikojë personat përgjegjës. “, thuhet në reagim./21Media

Back to top button