Sulmohet nga protestuesit serbë ekipi i RTV21 në Mitrovicën e Veriut

(Lajm i përditësuar)


15:50- AGK reagon për sulmin ndaj ekipit të RTV21:  U bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që ta trajtojnë rastin

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj sulmit që iu është bërë ekipit të RTV21.

AGK është shprehur e shqetësuar me pamjet ndaj kameramanit, dhe u ka bërë thirrje organeve kompetente të sigurisë që ta trajtojnë rastin sa më parë në mënyrë që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë.

“Njëherësh, AGK-ja, u bën thirrje Policisë së Kosovës që t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u rrezikuar dhe penguar. “, thuhet në reagim.


14: 19- Sulmohet nga protestuesit serbë ekipi i RTV21 në Mitrovicën e Veriut

Ekipi i RTV21 gazetarja Lirie Dibrani dhe kameramani Berat Bahtiri është sulmuar nga serbët derisa po raportonte nga pjesa veriore e Mitrovicës, konkretisht në sheshin Car Llazar.

Po ashtu  duke e sulmuar fizikisht kameramanin Berat Bahtirin, iu është marrë edhe paisja me të cilën ishin duke xhiruar./21Media

Back to top button