Sulmohet nga shtatë qenë, vdiq 20 vjeçarja

Një grua reth të 20-tave vdiq pasi dyshohet se u sulmua nga shtatë qenë në Caterham, Surrey,
Ndërsa raportohet se një grua e dytë pësoi kafshime nga qeni dhe ndodhet në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur të enjtën rreth orës 14:00.
Oficerët që hetojnë sulmin kanë ngritur një kordon në zonën e Gravelly Hill, e cila është një komunitet i qetë rural.
Deputetja e East Surrey Claire Coutinho tha se mendimet e saj ishin me të dashurit e gruas që vdiq.
“Faleminderit mjekëve ndihmës për përpjekjet e tyre në vendngjarje, dhe oficerëve nga Policia e Surrey që kontrolluan situatën kaq shpejt”., tha ajo.
Emri i gruas që u sulmua nga qeni nuk dihet ende, por Policia e Surrey tha se të afërmit e saj ishin informuar./21Media

Back to top button