Traileri i filmit të ri “Sharper”

Në trailerin e filmit të ri “Sharper” shihet se aktorët përgatiten për një lojë mashtrimi. Ky film sjell në skenë sekrete e gënjeshtra.
Regjinë e tij e ka bërë regjisori Benjamin Caron, i cili ka bërë edhe regjinë e “The Crown”.
Në sinopsisin e “Sharper” shkruan se personazhet e tij janë konkurrentë për pasuri e pushtet, se shkojnë pas lakmisë, se janë xheloz.
Regjisori Caron në një intervistë për People ka thënë se të punonte me yjet e filmit që paraqiten në Sharper ishte spektakulare. Sipas tij, secili prej tyre është parqitur me shumë zgjarsi.
Ka edhe aktorë të rinj që luajnë në të, dhe edhe ata kanë treguar talentin e tyre.
Caron ka treguar se për realizimin e “Sharper” është inspiruar nga një radhë filmash të tjerë, si “House of Games”, “Drive” e të tjerë.
Filmi “Sharper” do të shfaqet në disa kinema nga data 10 shkurt 2023, ndërkaq në Apple TV+ do të lansohet me 17 shkurt./21Media

Back to top button