Sulmohet një burrë në Prishtinë, arrestohen 3 të dyshuar
Janë arrestuar tre të dyshuar pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një burrë.
Ngjarja është raportuar të mërkuren rreth orës 15:30, në Prishtinë, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjeksor.
Ndërkohë, më urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media