Zjarr në Brus të Lipjanit

Në malet e fshatit Brus të Lipjanit, gjatë të mërkures ka shpërthyer zjarr.
Menjëherë pasi ngjarja është raportuar, njësitet përkatëse kanë lokalizuar zjarrin, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve të Lipjanit, Llapnasellës dhe Novobërdës, kanë shuar zjarrin.
Bëhet e ditur se janë dëmtuar gjithsej 20 hektarë pronë shtetërore dhe pesë hektarë male pronë private.
Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button