Sulmohet një punëtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

 
Një punëtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara, përmes një postimin në Facebook.
“Dënojmë aktin e ultë të sulmit fizik ndaj punonjësit te ANP ‘Adem Jashari’ gjatë kohës sa ishte në detyrë në shërbim të udhëtarëve. Puna dhe përkushtimi i po këtyre punonjësve është ajo që rendit aeroportin tonë ndër aeroportet më të mira të rajonit”, ka shkruar Gara.
Gara ka shtuar se  do të ndjekin te gjitha rrugët ligjore ndaj këtij sulmi dhe ndaj çdo rasti tjeter kundër punonjësve./21Media
 

Back to top button