Mbi 230 filma në festivalin DokuFest

Në Prizren nga data 6 deri më 14 gusht, do të mbahet festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest. Vitin e kaluar, DokuFest-i u mbajt në platformë online, për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Sipas organizatorëve, këtë herë festivali do të jetë pjesërisht online dhe i hapur për publikun në kinema. Drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se për filmat konkurrues do të ndahen tetë çmime, por do të ketë edhe një çmim nga publiku. Ai thotë se pandemia ka kufizuar, por nuk ka rrezikuar organizimin e festivalit. Nurkollari thotë se kanë ardhur qindra vizitorë dhe e kanë konfirmuar ardhjen shumë artistë e artdashës të tjerë. Festivali DokuFest, këtë vit shënon edicionin e 20 jubilar.
Nurkollari shpreson se DokuFest-i do të duket ashtu siç është dukur diku 18 vjet me radhë, sidomos ato vitet e fundit para pandemisë, e jo të duket sikur vitin e kaluar, që ka qenë online.
”Do të duket, për mendimin tim, një festival mjaft i mirë, me program të shtrirë në gjithë Prizrenin dhe një pjesë e mirë e programit do të realizohet në Kalanë e Prizrenit. Do të ketë filma e mysafirë të shumtë, që është një befasi për ne. Shkurtimisht mendoj se DokuFest-i, do të fillojë të duket ashtu siç është dukur, me një shpresë që në vitin e ardhshëm do të duket ashtu tamam siç ka qenë”, ka thënë Nurkullari për Radio Evropa e Lirë
Ndërsa përsa i përket temës së festivalit janë vendosutr shkronjat R dhe E, si dhe fjalët ”rinis”, ”rikthim”, ”riimagjinim” dhe shumë ri-ja të tjera, që dikush mund t’i supozoj e imagjinoj. Pra, thelbi nënkupton rinisje apo rikthim.
Nurkullari bëri të ditur se numri i përgjithshëm i filmave që do të shfaqen brenda nëntë ditëve është rreth 230, prej atyre 106 janë në tetë kategori garuese dhe ata të tjerë do të shpërndahen në 11 kategori të tjera, që janë jashtë konkurrence për ndonjë çmim, po që janë po ashtu pjesë e vlefshme e programit.
Ndërkaq, drejtori i festivalit ka shtuar se janë tetë kategori garuese dhe duke përfshirë edhe Çmimin e Publikut, që nënkupton që do të ketë nëntë fitues. Kemi publikuar edhe emrat e gjithë anëtarëve të jurisë që shumica janë të akademisë së filmit. Janë nga Kosova, nga Gjermania, Australia, SHBA-ja edhe nga vende të tjera të botës.
Sipas Nurkullarit diçka që ia vlen të cekët është energjia për organizimi, entuziazmi i qytetarëvesi dhe një befasi e këndshme për numrin e madh të filmbërësve dhe vizitorëve të tjerë, që veç kanë arritur në Prizren dhe do të vijnë brenda këtyre ditëve.
 

Back to top button