Sulmohet një zyrtar i Policisë në Vushtrri

Një zyrtar i Policisë i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga një burrë për motive të panjohura, të enjten në Vushtrri.

Policia bënë të ditur se viktima për shkak te lëndimeve ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia rastin e ka cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar”./21Media 

Back to top button