Gjendet e vdekur një grua në Podujevë

Një grua është gjetur pa shenja jete të enjten në shtëpinë e saj në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës trupi i pajetë i viktimës është derguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Policia ka njoftuar se rasti duke u hetuar./21Media

Back to top button