Sulmohet patrulla e Policisë së Kosovës, ka të arrestuar

Një patrullë e Policisë së Kosovës sot është sulmuar në Istog.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka treguar se Policia lidhur me rastin ka arrestuar 4 persona.
“Sot rreth orës 17:30 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” afër stacionit të autobusëve në Istog, derisa Policia ishte duke rregulluar trafikun një autobus ishte ndaluar ilegalisht, dhe pas kërkesës së Policisë që ai të largohet nga rruga disa persona kanë fyer policitë dhe kanë sulmuar patrullën e Policisë”, ka thënë Gashi.
Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media 

Back to top button