Sulmohet seksualisht një e mitur në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht të enjten pasdite në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, e cila tha se me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore. Meqë rasti i takon procedurës për të miturit, nuk mund të japim informata të detajuara”, ka thënë Ulaj.

Në lidhje me rastin këtë të premte ka njoftuar edhe policia përmes raportit 24 orësh.

“Prishtinë / 15.08.2024-17:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhej në raport./21Media

Back to top button