Sulmohet seksualisht një grua në autobus

Një grua ka raportur në Polici se është sulmuar seksualisht nga një burrë në një autobus në Prishtinë.
Policia përmes raportit ditor ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 13:50.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në autobus kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button